Friday, April 19, 2024
spot_img
BallinaBOTAJoe Biden rrëzohet nga biçikleta. Jam mirë thotë

Joe Biden rrëzohet nga biçikleta. Jam mirë thotë

Presidenti amerikan Joe Biden është rrëzuar nga biçikleta pranë shtëpisë së tij në Delawere, ku ai dhe bashkëshortja e tij po kalojnë fundjavën.

“Jam mirë”, i tha Presidenti Biden gazetarëve që ishin rreshtuar para shtëpisë së tij dhe po e prisnin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndaloi biçikletën për t’i përshëndetur, por papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

 

Agjentët e Shërbimit Sekret, por edhe gazetarë, nxituan për ta ndihmuar. Fatmirësisht asnjë problem serioz.

Biden tha se gjithçka ndodhi pasi atletet i ngecën tek pedalet e biçikletës.

Pas incidentit, reagoi edhe Shtëpia e Bardhë, duke sqaruar se Presidenti 79-vjeçar nuk kishte nevojë për asistencë mjekësore dhe është në gjendje të mirë.

 

SARANDA NEWS

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial