Saturday, October 3, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Kërcet kallashi pas sherrit, plagoset një person, dy të shoqëruar

Kërcet kallashi pas sherrit, plagoset një person, dy të shoqëruar

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të Triportit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identetet e të përfshirëve, por paraprakisht mësohet se dy persona janë konfliktuar.

Sherri ka agravuar në përdorimin e armëve dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin. Autori i ngjarjes është kapur me armën e krimit në duar, teksa mundohej të largohej.

Policia njofton se numri i të shoqëruarve për plagosjen me armë zjarri, të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ka shkuar në dy. Ende nuk dihen identetet e tyre apo shkaku i ngjarjes, por pritet që të shoqëruarit, të merren në pyetje nga grupi hetimor. Dëshmia e tyre, do të zbardhë të dhëna të tjera.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial