Wednesday, March 13, 2024
spot_img

KËSHTJELLA E PANJOHUR E PIRROS SË EPIRIT NË SHËN ILIA, MALÇAN, THEOLOGO – VIDEO

KËSHTJELLA E PANJOHUR E PIRROS SË EPIRIT shtrihej në jug-perëndim të fshatit të sotëm të Malçanit, në kodrën e Shën Ilias, në lartësinë 650 m mbi nivelin e detit. Kodra, në të dy faqet e saj, në jug-perëndim dhe jug-lindje, ishte dhe i përshtatshëm dhe mjaft i bollshëm për banesat dhe ndërtesat publike. Tarracat mbi të cilat ndodheshin ndërtesat, përforcoheshin me mure ashtu si në qytetet e tjera të Kaonisë. Planimetria e vendbanimit është e thjeshtë, në formë trekëndshi me perimetër 1000 m. dhe sipërfaqe 110.400 m² nga të cilat ishin të banueshme 2/3 e saj.

VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=5piyVPALaeY

 

 

Muret mbojtëse me gjerësi 3,50 m përbëheshin nga dy faqe dhe ishin ndërtuar me teknikën isodomike katërkëndore. Në total përmbanin 16 kulla, të gjitha në anën lindore, në formë katërkëndore, me 6,50 m secila brinjë.
Kishte tri hyrje të ruajtura nga 2–3 kulla secila.

Hyrja 2 në anën veri-lindore dhe në vendin më të ulët të vendbanimit. Është më e madhja, më e mirëmbajtura dhe siguronte komunikimin me vendin përreth, me vendbanimet fqinje. Hyrja 1 ndodhet në anën veriore dhe hyrja 3 në atë lindore. Vendbanimi kishte dy sheshe me gjerësi 100 metra secila dhe në 20 metra largësi nga njëra-tjetra. Jeta në vendbanim ishte më e vrullshme gjatë shekujve III – II para J. Krishtit. Furnizimi me ujë bëhej nëpërmjet një ujësjellësi që e sillte ujin nga burimet mbi fshatin Malçan. Gojëdhëna që kanë mbërritur deri në ditët e sotme thonë se ajo ka shërbyer si vendbanim veror për Mbretin Piro të Epirit. saranda news

PUNUAR NGA SARANDAWEB 

KËSHTJELLA E PANJOHUR E PIRROS SË EPIRIT

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial