Saturday, November 7, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë

Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë

Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë

Nxënës dhe studentë në Sarandë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor ditën e nesërme, më 15 tetor, në solidaritet me protestën kombëtare që po zhvillohet.

Njoftimet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga të rinjtë, të cilët kanë bërë thirrje për bojkot dhe pjesëmarrje në protesta edhe në Sarandë.

Përmes këtij mobilizimi, nxënës të gjimnazit “Hasan Tahsini”, të shkollës ekonomike dhe studentë të Universitetit të Tiranës, Filiali Sarandë, synojnë t’i bashkohen reagimit kombëtar, duke e shtrirë protestën edhe në qytetin e Sarandës.

Mbetet për t’u parë sa prej tyre do ta çojnë deri në fund bojkotin dhe protestën e paralajmëruar, përballë presioneve të mundshme ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

Presioni nga segmente të pushtetit ndaj prindërve është një shqetësim i përsëritur në mobilizime të ngjashme. Pjesëmarrja e të rinjve do të jetë edhe një provë e vendosmërisë për të ushtruar të drejtën e protestës, pa u tërhequr për shkak të ndikimeve politike.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial