Monday, October 12, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Kishin ardhur nga Kosova për të pushuar, mbytet babai me dy fëmijët...

Kishin ardhur nga Kosova për të pushuar, mbytet babai me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në bregdetin shqiptar për një familje nga Kosova, e cila ka humbur tre pjesëtarë të saj. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Kavajës, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial