Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Kishte futur 4 emigrantë në bagazhin e “Benzit”, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet M.M ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

31-vjeçari kundrejt 200 eurove kishte marrë përsipër t’i kalonte emigrantët drejt vendeve të BE. Ata u gjetën të futur në bagazhin e makinës tip “Benz”.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor “Perimetri 192”.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial