Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Ktheheshin në Shqipëri me autobusin e Igumenicës, policia greke gjobë 12 shqiptarëve

Policia greke ka gjobitur 12 shqiptarë me 300 euro gjobë secilin në KTEL Kifissos, kjo në kuadër të masave të marra  për kufizimin e udhëtimeve të  panevojshme për shkak të koronavirusit.

Gazeta greke iefimerida.gr shkruan se të 12 shqiptarët u kapën duke udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igoumenicë dhe prej andej do të vinin për në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë u thanë autoriteteve të Policisë se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin  në vendin e tyre.

Megjithatë, policia i zbriti të gjithë nga autobusi, u vuri gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit  për në Igoumenicë pa asnjë pasagjer.

Vihet re se ditët e fundit, edhe pse është e ndaluar lëvizja për shkak të koronavirusit, trafiku në KTEL Kifissos është rritur pasi nga çdo cep i Greqisë vijnë në Athinë me produkte nga fshati, për festën e Pashkëve

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial