Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Polici i kufirit përplas për vdekje me makinë të miturin 12-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë  mbrëmje në fshatin Velarë në Gjirokastër ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 12-vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

Lajm në përditësim…

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial