Sunday, March 17, 2024
spot_img

LAJMI i FUNDIT> Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur ditën e sotme në Fier pranë Qendrës Tregtare.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen ’11 Janari’ në Fier, ku 52-vjeçari Altin Nika ka plagosur me armë zjarri, Dashamir Muçajn, 50-vjeç, pas një debati mes tyre.

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial