Monday, March 11, 2024
spot_img

Lisandër Hoxha dhe Indrit Hoxha, takim me ish të përndjekur politikë në Sarandë

Lisandër Hoxha dhe Indrit Hoxha, 2 përfaqësues të shtresës së ish të përndjekurve politikë në Partinë Demokratike, kanë nisur nga Saranda një tur takimesh, i cili sipas tyre, do të shtrihet në të gjithë vendin.
Gjatë takimit në Sarandë, ku kanë marrë pjesë ish të përndjekur politikë nga Saranda, Delvina, Konispoli, Finiqi dhe Himara, është kërkuar përfshirja në listat e ardhshme për deputetë të Partisë Demokratike dhe përfaqësim dinjitoz të përfaqësuesve të kësaj shtrese.

Të perndjekurit janë shtylla kurrizore e së djathtës, të cilët më shumë se të tjerët duan rrëzimin një orë e më parë të Rilindjes, janë shprehur organizatorët gjatë takimit dhe se sot, Neo Marksizmi që po instalohet me shpejtësi në vend përbën rrezik për integrimin në BE, kanë thënë pjesëmarrësit në takim.

Ish të përndjekurit politikë do të ndërmarrin aksionin për mbledhjen e 50 firmave për ngritjen e një memoriali në Tiranë në nderim të vuajtjeve dhe persekutimit gjatë regjimit komunist.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial