Marina Limion në Sarandë kërkon të punësojë Inxhinier Civil në Zbatim për Departamentin e Projekteve.
Kërkesat kryesore:
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
Minimumi 5 vite eksperiencë në zbatim projektesh ndërtimi;
Njohuri dhe aftësi në përdorimin e AutoCAD;
Aftësi për të punuar dhe menaxhuar ekipet në terren;
Aftësi analitike dhe në zgjidhjen e problemeve teknike;
Njohuri të mira të paketës MS Office.
Detyrat përfshijnë mbikëqyrjen e punimeve në terren, kontrollin e zbatimit të projektit teknik, koordinimin me ekipet, furnitorët dhe nënkontraktorët, si dhe kontrollin e ecurisë, cilësisë dhe sigurisë së punimeve.
Vendndodhja: Porti Marina Limion, Sarandë
Aplikimi: Kandidatët që plotësojnë kriteret mund të dërgojnë CV-në në info@marinalimion.al

Ky është një publikim informues nga Saranda Web. Përgjegjës për përmbajtjen, kushtet dhe marrëdhënien e punës është punëdhënësi.








