Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Mbushi makinën me naftë dhe iku pa paguar, shpallet në kërkim –...

Mbushi makinën me naftë dhe iku pa paguar, shpallet në kërkim – VIDEO

Furnizoi me naftë një automjet që i kishte mbuluar targat dhe u largua pa kryer pagesën, identifikohet dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari.

 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas veprimeve hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike, dokumentuan një rast të vjedhjes në një karburant, për të cilin shpall në kërkim shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në Sarandë.

 

 

Ky shtetas dyshohet se më datë 22.02.2025, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, është paraqitur me një automjet të marrë me qira, që i kishte mbuluar targën, e ka furnizuar me naftë dhe është larguar pa kryer pagesën.

 

Policia njofton se vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial