Friday, April 26, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Mitsotakis: Deri në 2023 nis kërkimi në 6 zona, 5 në detin Jon

Gjatë fjalës së tij, kryeministri iu referua pasigurisë së konsiderueshme në jetën e të gjithëve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, duke vënë në dukje se janë shtuar ngarkesa të konsiderueshme dhe rritje të energjisë dhe nevojave themelore, të cilat prekin të ardhurat e çdo familje.

Kryeminsitri grek, Kyriakos Mitsotakis pas takimit në zyrat e kompanisë helene të Menaxhimit të Hidrokarbureve ka njoftuar nisjen e projekteve të reja për kërkimin e naftës dhe gazit deri në fund të 2023.

Sipas Protothemës, gjatë fjalës së tij, kryeministri iu referua pasigurisë së konsiderueshme në jetën e të gjithëve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, duke vënë në dukje se janë shtuar ngarkesa të konsiderueshme dhe rritje të energjisë dhe nevojave themelore, të cilat prekin të ardhurat e çdo familje.

“Nëse kemi vendburime të konsiderueshme, do të zëvendësojmë importet me pasurinë tonë kombëtare. Të gjithë në Evropë dhe në Greqi e kuptojnë se ne po përjetojmë fundin e një epoke,” tha Mitsotakis, duke vënë në dukje se të gjithë e kuptojnë rëndësinë e autonomisë dhe sigurisë së energjisë në një botë që po ndryshon me shpejtësi dhe po bëhet më e pasigurt.

Duke folur për nevojat e vendit, ai tha se duhet të reduktohet varësia nga gazi rus dhe të vazhdojë me kërkimin e alternativave ndaj lëndëve djegëse fosile si gazi natyror, që tashmë janë e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

Kjo rrugë e re nuk na largon nga synimet afatgjata të reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit, është thjesht një rrugë alternative e imponuar nga realizmi politik ,” tha ai.

Siç theksoi Mitsotakis, Greqia do të përshpejtojë kërkimet për nxjerrjen e gazit natyror që vendi ka të ngjarë të ketë në sasi të konsiderueshme bazuar në studimet paraprake, si në kontinent ashtu edhe në det, në zona të shfrytëzimit ekskluziv. Fokusi është në fushat e gazit në det të hapur dhe jo në rezervat e naftës apo “parcelat” në tokë, me synimin për të përshpejtuar modelimin e vendeve të rajonit si Egjipti, i cili ka zbatuar procedura të shpejta si për kërkimin ashtu edhe për fillimin e prodhimit të hidrokarbureve.

Sipas kryeministrit, kërkimet kanë të bëjnë me gjashtë fusha, njëra është në Greqinë kontinentale në rajonin e Epirit dhe pesë të tjerat në zonat detare. Në Jon, në Gjirin e Qiparisisë dhe në Kretë.

Kompanitë e përfshira, ELPE dhe Energean janë të përkushtuar sot që të nisin një program intensiv eksplorimi deri në fund të vitit 2023. Deri atëherë duhet të dimë nëse kemi sasi të mëdha gazi natyror, në mënyrë që të dimë nëse do të vazhdojmë me shfrytëzimin e tyre”.-shtoi ai.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial