Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Monika Kryemadhi: Ne politikanëve nuk na duan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Fier, të cilën e ka shfrytëzuar për të folur për arsimin dhe politikën.

Teksa po bisedonte me të rinjtë e LRI-së, Kryemadhi është ndalur edhe tek fenomeni i urrejtjes së politikanëve.

Kryemadhi tha se duhen bërë përpjekje që qytetarët mos t’a urrejnë politikën.

Sot, numri i këtyre djemve dhe vajzave, të cilat kryetari i bashkisë apo rilindja i quan zdromsa, sepse kështu u thotë çunave shqiptarë, ai më duket se nuk është fare as çun as gocë.
Janë çuna të cilët kanë bërë gjëra që janë të jashtëzakonshme për familjen dhe ndihem me thënë të drejtën, krenare, që më ke pranuar të jem mikja jote sepse ne politikanët në përgjithësi nuk na duan shumë.
Sepse duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, duhet të bëjmë shumë për qytetarët në mënyrë të tillë që njerëzit mos të urrejnë politikën dhe politikanët por të urrejnë fenomenin e keq politikan.
Ta duan politikën, ta votojnë atë sepse nëpërmjet politikës do të ndryshojnë
“, deklaroi Kryemadhi.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial