Tuesday, April 23, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Mursi/ Homazhe në memorialin në kujtim të persekutimit komunist

Janë zhvilluar ditën e sotme homazhe përpara memorialit në përkujtim të persekutimit komunist ndaj banorëve të fshatit në Mursi.
Në këtë ceremoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, banorët e fshatit Mursi kanë përkujtuar vuajtjet e bashkëfshatarëve të tyre, 7 prej të cilëve vdiqën në burgjet komuniste, 27 familje u internuan, ku vitet e burgjeve dhe internimit i kalojnë së bashku 1100 vite.

Janë zhvilluar ditën e sotme homazhe përpara memorialit në përkujtim të persekutimit komunist ndaj banorëve të fshatit në Mursi.Në këtë ceremoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, banorët e fshatit Mursi kanë përkujtuar vuajtjet e bashkëfshatarëve të tyre, 7 prej të cilëve vdiqën në burgjet komuniste, 27 familje u internuan, ku vitet e burgjeve dhe internimit i kalojnë së bashku 1100 vite.Në mënyrë të veçantë, përpara këtij memoriali duhet të vijnë të falen ata që hodhën gurë kundër nesh dhe i shërbyen këshjtu Djallit, është shprehur kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika. Nuk ndjehem aspak komod kur jam përpara jush për shkakun se amanati i tyre nuk është vënë në vend dhe shumë prej eshtrave të tyre ende nuk janë gjetur, ka thënë Nebil Çika.Gjergji Mano, kryetari i Shoqatës Shën Kozmai në Mursi, në fjalën e tij ka thënë se ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe promovojmë traditat tona, do të promovojmë vëllazërinë dhe fo të vijojmë të jemi bashkë. Kemi filluar të rishkruajmë historinë tonë, të cilën do ta shkruajmë sic e ndjejmë dhe siç e dimë, ka thën Gjergji Mano.

Gepostet von Saranda Web am Sonntag, 20. September 2020

Në mënyrë të veçantë, përpara këtij memoriali duhet të vijnë të falen ata që hodhën gurë kundër nesh dhe i shërbyen këshjtu Djallit, është shprehur kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika. Nuk ndjehem aspak komod kur jam përpara jush për shkakun se amanati i tyre nuk është vënë në vend dhe shumë prej eshtrave të tyre ende nuk janë gjetur, ka thënë Nebil Çika.

Gjergji Mano, kryetari i Shoqatës Shën Kozmai në Mursi, në fjalën e tij ka thënë se ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe promovojmë traditat tona, do të promovojmë vëllazërinë dhe fo të vijojmë të jemi bashkë. Kemi filluar të rishkruajmë historinë tonë, të cilën do ta shkruajmë sic e ndjejmë dhe siç e dimë, ka thënë Gjergji Mano.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial