Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Ndajnë shtratin, jo hesapin! Si lidhin kontrata martesore për pasurinë biznesmenë e politikanë

Noterja Elona Saliaj deklaron për TCH se vitet e fundit shumë politikanë shqiptarë,  por edhe gjyqtarët, prokurorët si dhe zyrtarë të nivelit të lartë kanë kërkuar të lidhin kontratë paramartesore për regjimin e ndarë pasuror nga partnerët. fenomeni është se ata që ishin të martuar më herët , me marrëveshje po paraqiten tek noterët për të firmosur kontratën ku secili pranon jetesë në bashkësi familjare të përbashkët , por me pasuri të vecuara

“Sigurisht politikanet janë të parët që e kërkojnë këtë gjë sepse e njohin më mirë ligjin, dhe janë më të kujdesshëm në këtë aspekt dhe kështu që përqindja më e lartë është e tyre. Edhe nëse nuk kanë lidhur kontratë ata kanë ardhur për kontratën dhe ndarje regjimi dhe gjate martesës dhe kërkojnë ndryshimin e regjimit pasuror”- tha noterja Elona Saliaj

Për te gjithë ata qe i thonë po njeri tjetrit por me kushtin qe llogaritë bankare të jenë të ndara, kjo është një kontratë paramartesore që po aplikohet shpesh kohët e fundit

Në fillim ishin shqiptarët që lidheshin me të huaj, tani më bën përshtypje janë të gjithë sepse u konsolidua vënia e pasurisë. risi është ata që kanë qenë njëherë të martuar, në martesën e dytë kërkojnë regjim pasuror të ndarë me kontratë.”- tha Elona Saliaj.

Fenomeni tjetër është ai i firmosjes së kontratës së bashkëjetesës.

“Prindërit e pasur sjellin fëmijët në mënyrë që të garantojnë pasuritë dhe të jenë të qetë dhe fëmijët e tyre kur lidhin martesë firmosin këtë kontratë.”-tha noterja Elona Saliaj

Kontratat e bashkëjetesës përfshijnë dakordësinë e çiftit jo vetëm për pasuri individuale , por edhe për dhuratat në rast se njëri prej tyre i fal diçka tjetrit. Të gjitha këto që palët në rast se gjenden në fund të marrëdhënies të mos përfundojnë në luftë me njëri tjetrin.

Marrë nga topchannel

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial