Friday, April 19, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsNgrihet Task Forca për COVID-19/ Manastirliu: Nga java tjetër 2 orë e...

Ngrihet Task Forca për COVID-19/ Manastirliu: Nga java tjetër 2 orë e 30 min kohë për pazare

Nga java tjetër, do të zgjerohet fasha e orarit për të bërë pazar nga 90 minuta që është në 2 orë e 30 minuta, një masë lehtësuese e cila sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu vjen si rezultat i një kurbe të butë të të infektuarve me COVID-19. Në një dalje për mediat, ministrja njoftoi se gjithashtu do të hapen një kategori biznesesh për të lehtësuar ekonomitë familjare, duke bërë theksuar se hapja graduale do të bëhet një periudhë minimumi 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra. Tre janë kriteret kryesore mbi të cilat do të bazohet Komiteti Teknik i Eksperteve për planin e lehtësimit gradual të masave.

“Nëse treguesit do të jenë të qëndrueshëm, nga java e ardhshme, do të rrisim në 2 orë e 30 minuta fashën orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. Paketa e masave shoqëruese përcakton hapjen graduale, duke marrë një minimum 2-javor. Në vendimmarjen ndikojnë 3 indikatorëve: Rastet ditore të konfirmuara me COVID19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive”, tha Manastirliu.

Duke paraqitur situatën e deritanishme, në një komunikim për mediat, Manastirliu tha se në vendin tonë janë evidentuar më shumë se 100 vatra dhe se virusi vijon të jetë aktiv. Nisur nga kjo fakt, mbi bazën e vijimësisë së virusit, plani parashikon edhe rikthimin e masave të ashpra. Nëse situata do të jetë qëndrueshme, janë parashikuar masa të reja lehtësuese që përfshijnë taksitë dhe lëvizjen ndërqytetase . “Në rast se situata do të vijojë të jetë e qëndrueshme pas analizave të përdyjavëshme, pra nëse nuk do të kemi nevojë për frenat e emergjencës që janë gjithmonë aty, atëherë, në fillim të muajit Maj do të zgjerojmë lëvizjen e makinave brenda një bashkie, me fasha orare edhe për ata që duan të shkojnë për pazar si dhe do të lehtësojmë më tej lëvizjen e këmbësorëve brenda qyteteve”, tha Manastirliu.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial