Thursday, August 20, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Pamja që flet më shumë se fjalët: një aksident në Sarandë që...

Pamja që flet më shumë se fjalët: një aksident në Sarandë që përfundon me përqafime

Pamja që flet më shumë se fjalët: një aksident në Sarandë që përfundon me përqafime. Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës, në Gjashtë, por këtë herë ngjarja është mbyllur me një moment të bukur mes personave të përfshirë.

Sipas të dhënave paraprake, një prej automjeteve, gjatë tentativës për të kaluar në kahun tjetër të rrugës, është përplasur me një tjetër mjet. Në të dy automjetet udhëtonin pushues të huaj.

Fatmirësisht, aksidenti ka përfunduar pa pasoja për personat që ndodheshin në automjete.

Pas frikës së momentit, dy prej pasagjereve janë përqafuar me njëra-tjetrën, të lumtura që gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale. Një përqafim që, mes trafikut dhe makinave të dëmtuara, tregonte më së miri lehtësimin se askush nuk ishte lënduar.

Një aksident që mund të kishte pasur pasoja, por që këtë herë u mbyll me buzëqeshje dhe një përqafim. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial