Friday, July 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Pas 45 ditësh pa drejtues, emërohet shefi i ri i Komisariatit të...

Pas 45 ditësh pa drejtues, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë

Pas 45 ditësh pa drejtues, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë. Pas 45 ditësh pa një drejtues të emëruar, Komisariati i Policisë Sarandë ka tashmë shefin e ri.

 

Pas 45 ditësh pa drejtues, emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë

 

Detyrën e merr Feliks Hoda, i cili vjen në krye të komisariatit pas një sërë lëvizjesh në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Vetëm pak ditë më parë, ai ishte transferuar nga detyra e shefit të Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë në drejtimin e Komisariatit të Policisë Vlorë, ndërsa tashmë është caktuar në krye të Komisariatit të Policisë Sarandë.

 

Emërimi i tij i jep fund një periudhe 45-ditore gjatë së cilës Komisariati i Policisë Sarandë funksionoi pa një drejtues të emëruar, pas operacionit të zhvilluar nga AMP, i cili çoi në arrestimet e drejtuesve të mëparshëm të komisariatit dhe krijoi një vakancë në krye të institucionit.

 

Saranda është një nga komisariatet me ngarkesën më të madhe gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të lartë të turistëve vendas e të huaj dhe shtimit të angazhimeve të Policisë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

 

Me marrjen e detyrës nga Feliks Hoda, pritet që Komisariati i Policisë Sarandë të ketë tashmë një drejtim të plotë në kulmin e sezonit turistik. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial