Wednesday, October 7, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet “Pastruesja desh më ndau nga gruaja, filloi një debat në shtëpi, ku...

“Pastruesja desh më ndau nga gruaja, filloi një debat në shtëpi, ku e ke futur unazën”

Eksperti i krίmίnαlίstίkës, Ervin Karamuço është njëri nga personat të cilit i është vjèdhur një unazë nga pastruesja Rozeta Dobi vitin e kaluar kur e kishin punësuar 49-vjeçaren si pastruese në banesën e tyre.

Karamuço ka treguar në emisionin Opinion se si ndodhi historia e vjèdhjes së unazës së tij. Ngjarja daton vitin e kaluar. Karamuço tregon se nuk gjente unazën e martesës ku kishte të shkruar edhe emrin e tij.

Dy ditë më parë, të dielën, e telefonoi policia dhe e njoftoi që në sendet e sekuestruara të Rozeta Dobit ishte gjetur një unazë me identitetin e tij.

“Unë e kam kërkuar diku në Shtator, për shkak se lyem shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë.

Po për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur…Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja.

Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht”,-tha Karamuço.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial