Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Plagoset me armë zjarri në të dyja këmbët një person

Plagoset me armë zjarri në të dyja këmbët një person

Një person është paraqitur në spitalin e Vlorës, i plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është identifikuar si Ergys Likaj, i cili ka plagë në të dyja këmbët.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se Likaj ka shkuar vetë në spital, ku ka pohuar se është vetëplagosur.

Momentalisht ai ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial