Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Plas goma e kamionit, plagoset rëndë një efektivi i rrugores – VIDEO

Tonin Tosku nga Burreli, me detyrë efektiv i policisë rrugore ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një gome kamioni në aksin Maqellarë-Peshkopi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur në ‘Qenok’, ku një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.

Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore Tonin Tosku.  Punonjësi i Policisë është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dyja këmbët.

Edhe një ditë më parë një incident i ngjashëm tragjik i mori jetën një 56 vjeçarit, Spase Milloshit, në aksin rrugor Lezhë-Milot. 56-vjeçarit i plasi goma e një trajleri të tonazhit të rëndë të cilën po e frynte gomisterinë ku punonte.

VIDEO https://youtu.be/QhHBJ8NymOg

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial