Sunday, April 21, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Hiqen nga lista e Monumenteve “Pllakat e Sarandës”, hapet rruga për mbushje me inerte dhe zhdukjen e tyre – VIDEO

Pllakat e Sarandës, të cilat janë pjesë e memories së qytetarëve të Sarandës, por dhe mijëra vizitorëve që kanë patur rastin të pushojnë dhe bëjnë plazh pikërisht në “Pllakat e Sarandës”, janë hequr nga lista e Monumente të Natyrës. Pavarësisht se heqja e “Pllakave të Sarandës” nga lista e Monumenteve të Natyrës është bërë me VKM 187, Datë 25 Mars 2021, askush nga qytetarët dhe ambjentalistët në qytetin e Sarandës nuk ka patur dijeni për këtë veprim.

VIDEO NGA SARANDA WEB

Lajmi për heqjen nga lista e monumenteve të natyrës së “Pllakave të Sarandës” ka shqetësuar shumë nga qytetarët në qytetin e Sarandës, duke e cilësuar këtë veprim një absurditet, pasi monumenti ekziston dhe ata kërkojnë kthimin e “Pllakave të Sarandës” në listën e monumenteve të Natyrës, pasi heqja nga kjo listë do ta bënte që këto pllaka të mbeten të rrezikuara nga ndërhyrjet e paligjshme.

Pllakat e Sarandës janë pjesë e memories së qytetarëve të Sarandës, por dhe mijëra vizitorëve që kanë patur rastin të pushojnë dhe bëjnë plazh. SARANDA WEB

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial