Thursday, October 8, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Po pastronte armën, gjyshi plagos me çifte mbesën

Po pastronte armën, gjyshi plagos me çifte mbesën

Një 25 vjeçare është plagosur me çifte nga gjyshi i saj ditën e sotme në Patos. 25-vjeçarja po merr mjekim në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, teksa i moshuari ka qenë duke pastruar armë, që e kishte me leje, në momentin e ngjarjes.  25-vjeçarja ka marrë plagë të lehta në këmbë po merr mjekim në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial