Tuesday, October 6, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Policia aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin...

Policia aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin e mjetit

Policia Kufitare aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin e mjetit 

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Distanca”, duke goditur një rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, ndërsa një 27-vjeçar ka rënë në pranga.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në kuadër të kontrolleve intensive dhe punës hetimore të zhvilluar për parandalimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet policore kanë ndërhyrë gjatë natës në fshatin Xarrë, ku kanë kapur në flagrancë shtetasin E. Y., 27 vjeç, banues në Patos.

 

Nga veprimet hetimore rezulton se i riu transportonte me automjet, kundrejt pagesës, 13 emigrantë nga Egjipti, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nga kufiri me Greqinë, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

Automjeti i përdorur për transportin e emigrantëve është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial