Ballina Lajme Saranda News Propozim i pazakontë për martesë: Ish-punonjësja e seksit surprizohet nga ish-klienti –...

Propozim i pazakontë për martesë: Ish-punonjësja e seksit surprizohet nga ish-klienti – VIDEO

Një propozim i pazakontë ndodhi  në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, ku një ish-punonjëse seksi u surprizua live nga ish-klienti i saj. Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pushtuan në përqafime.

Historia e Teutës ngjan me atë të ‘Pretty Woman’. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tronditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit.

Odeta Dume: Sot me kë jeton?

Ish-punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar

Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë?

Ish-punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë

Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë?

Ish-punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse! Unë e dua shumë…

Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron.

Olsi: Mos qaj, më ke mua

Teuta: Uaaa…nuk e besoj që je këtu

Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.

Olsi: Do të martohesh me mua?

Teuta: Po dhe vetëm po

Ishte ky çasti më i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë me lule në emër të dashurisë, nga njeriu tek i cili ka gjetur mbështetjen më të madhe.

Ajo erdhi në studion e emisionit për të bijën të cilën prej kohësh nuk e takon dot, që ditën kur u largua prej dhunës shtatzënë me fëmijën e dytë. E penduar për atë që ka kaluar në të shkuarën, mes momenteve të gëzimit nga surpriza që iu bë, 26-vjeçarja ka një mesazh edhe për vajzën 3-vjeçare.

“Pasi u dhunova për të disatën herë vendosa të ikja, nuk i harroja sytë e time bije në lot. Nuk e mora dot se nuk e dija ku do të shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzënisë kur pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë. Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë. 

Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë”, -përloti 26-vjeçarja.

VIDEO https://youtu.be/6sTeR_j41RI

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial