Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Qëllohet me breshëri plumbash ndërtesa e qeverisë, i riu luftë me rojet e sigurisë

Ndërtesa e qeverisë së Kroacisë është sulmuar me një breshëri armësh në 12 tetor, pamjet u bënë publike gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp të shefit të Policisë, Nikola Milina. Kohë kur mediat vendase theksuan se kërcënimet nga kryeministrit Andrej Plenkoviç janë rritur ndjeshëm.

Sipas mediave kroate, pamjet tregojnë se pasi qëlloi disa herë me armë, sulmuesi, i identifikuar si Danijel Bezuk, u tërhoq në rrugë, ku ai rimbushi municionet dhe më pas u kthye, por hoqi dorë nga sulmi, pasi një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.

Policia kroate kishte thënë se “është vërtetuar se më 12 tetor, rreth orës 8 të mëngjesit, një qytetar 22-vjeçar kroat erdhi në Sheshin e Shën Markut dhe qëlloi disa të shtëna nga një armë automatike në drejtim të tre oficerëve të policisë që ishin atje në atë kohë – nga ku ai plagosi rëndë një polic 31-vjeçar.

Dhe gjysmë ore pas asaj ngjarjeje, gjatë një kërkimi intensiv për autorin e veprës, policia mori një informatë se një person i cili ka shumë të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri, ishte shtrirë në tokë.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial