Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Rama urdhër kryetarit të bashkisë: Mbylli ato gropa, nuk ka tani, pastaj…për 2 minuta

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet në kantierin e hapur në Vlorë për zgjatimin e lungomares. Kreu i qeverisë tha se do të jetë një plazh i ri natyral përgjatë buzës së detit, një plazh urban me rërë mbi shëtitore, dy pishina publike, një olimplike e një për fëmijë dhe parkim e shërbime të klasit të parë për vlonjatët e për turistët. “Do të jetë plazhi më i bukur i Vlorës” tha Rama. Në një moment kritikoi edhe kryebashkiakun Dritan Leli për mbylljen dhe rregullimin e disa gropave në shëtitore.

Edi Rama: Ato rregullimet atje mos prisni…se nuk ka sens
Dritan Leli: Tani, janë tenderuar…
Edi Rama: Dy metra gropa janë aty, rregulloji vetë, nuk ka tani pastaj, ajo bëhet, ç’tenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë e bëhen gangrenë atje

VIDEO https://youtu.be/u2hdqqKRHVk

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial