Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Rast i ri me Covid në Sarandë, 126 raste në Shqipëri

Katër pacientë ndërruan jetë ditën e sotme nga koronavirusi, ndërsa u shënua një numër rekord të infektuarish, 126, si asnjëherë më parë brenda 24 orëve. Fatkeqësisht nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare dhe një 73 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Shkodra.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Shifrat e të infektuarve janë alarmante. Në 24 orët e fundit u kryen 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive, rekord deri tani brenda një dite.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial