Sapo ndodhi: Thyen traun e Qafë Botës dhe ndiqet nga 6 automjete të policisë greke

Lajme Saranda News World

Nje automjet i cili vinte nga Shqiperia thyen traun e doganes greke te Mavromatit (Qafe-Bote).

Mjeti nuk i eshte bindur policeve per kontroll, ka shtuar shpejtesine duke thyer traun dhe me pas eshte futur ne toke greke.

6 mjete te policise greke jane vene ne ndjekje te automjetit per rreth 30 km deri sa i kane bllokuar rrugen brenda qytetit te Igumenices.

Ne tentative per t’u larguar, drejtuesi shtetas shqiptar, ka perplasur nje nga mjetet e policise por fatmiresisht pa lenduar njeri.

Drejtuesi eshte shoqeruar ne policine e Igumenices ndersa mjeti po i nenshtrohet nje kontrolli te imtesishem.

Deri tani nuk eshte gjetur asnje e dyshimte ne makine dhe policia dyshon se kemi te bejme me nje person me probleme psikologjike. / SARANDA WEB

Please follow and like us:
fb-share-icon