Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Sherri përfundon me plagosje, transportohet me helikopter drejt Tiranës, arrestohet autori

Sherri përfundon me plagosje, transportohet me helikopter drejt Tiranës, arrestohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Pas një sherri të nisur mes dy personave, njëri ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Agron Delishi, i cili dyshohet se është qëlluar nga Besnik Selxhaferi, i cili është vendosur në pranga dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

Ndërkohë që 45-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin e Dibrës. Por duke qenë se kishte nevojë për ndihmë më të specializuar u dërgua me helikopter në Tiranë për t’u mjekuar. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar. Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial