Thursday, August 20, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Shkëndije Sakaj: “Në ’97 ruajtëm natën gjimnazin, në 2001 donin ta bënin...

Shkëndije Sakaj: “Në ’97 ruajtëm natën gjimnazin, në 2001 donin ta bënin disko. Të anullohet vendimi

Shkëndije Sakaj: “Në ’97 ruajtëm natën gjimnazin e Sarandës, në 2001 e mbrojtëm nga projekti për disko – të anulohet vendimi i Këshillit Bashkiak.

Mësuesja në pension Shkëndije Sakaj, pjesëmarrëse në protestën qytetare të zhvilluar përpara Bashkisë Sarandë, ka rikthyer në vëmendje dy episode nga historia e gjimnazit “Hasan Tahsini”, ndërsa kundërshtoi vendimin për përdorimin si parking të territorit të ambienteve sportive të shkollës.

 

 

Sakaj rrëfeu se në vitin 1997, në një periudhë të vështirë për vendin, sipas saj u tentua të plaçkitej dhe të digjej gjimnazi. Në atë kohë, mësuesit u organizuan për të mbrojtur shkollën, duke qëndruar me turne dhe duke bërë roje edhe gjatë natës.

 

Ajo solli në vëmendje edhe një tjetër episod, këtë herë në vitin 2001, kur sipas saj ekzistonte një projekt për ndërtimin e një kati të nëndheshëm që do të përdorej si disko në territorin e gjimnazit.

 

Edhe ky projekt hasi në kundërshtimin e mësuesve dhe nxënësve, të cilët kërkuan që hapësira të ruhej si terren sportiv në funksion të shkollës dhe nxënësve.

 

Duke lidhur këto dy episode me debatin e sotëm për të ardhmen e territorit, Shkëndije Sakaj kundërshtoi kthimin e ambienteve sportive në parking dhe i bëri apel Këshillit Bashkiak Sarandë që të anulojë vendimin, duke kërkuar ruajtjen e hapësirës për funksionin e saj sportiv. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial