Ballina Lajme Saranda News Shkrumbohet kamionçina e ngarkuar me bazë ushqimore për blegtorinë

Shkrumbohet kamionçina e ngarkuar me bazë ushqimore për blegtorinë

Një automjet i ngarkuar me bazë ushqimore për blegtorinë është djegur në rrugën Thumanë-Fushë Krujë pasditen e sotme.

Abc mëson se ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Gramzës, ndërsa kamionçina po udhëtonte në drejtim të Krujës.

Drejtuesi i saj ka pohuar se rreth 2 km nga vendi i ngjarjes po digjeshin shkurre dhe ferra.

Erërat kanë përcjellë shkëndijat e zjarrit në kamionin e ngarkuar me jonxhë të thatë duke djegur gjithë ngarkesën.

Sipas drejtuesit të mjetit policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësja e Krujës 1 orë me vonesë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

 

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial