Sunday, November 8, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga...

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025

Pothuajse një vit pas dëmtimit të rrugës në Kopaçez nga reshjet e nëntorit 2025, Bashkia Delvinë ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e saj. Fondi i parashikuar për ndërhyrjen është 76.707.481,02 lekë të reja ose rreth 836 mijë euro.

Viti 2025 ishte i vështirë për fshatin Kopaçez. Në verën e vitit 2025, fshati u përfshi nga zjarret. Më 24 Gusht 2 motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku humbën jetën në një aksident, ndërsa disa muaj më vonë, reshjet e nëntorit dëmtuan rrugën.

Rikonstruksioni i saj tashmë është futur në procedurë tenderimi, por punimet ende nuk kanë një datë konkrete nisjeje.

Ofertat do të paraqiten dhe hapen më 15 tetor 2026. Në të dhënat e publikuara ende nuk figuron një kompani fituese apo një datë konkrete për nisjen e punimeve.

Për zbatimin e kontratës është parashikuar një afat prej 12 muajsh, i cili lidhet me nënshkrimin e saj dhe procedurat për lejen e ndërtimit. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial