Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

SINAGOGA HEBRAIKE SARANDE – VIDEO

Nëse do ta vizitoni Sarandën, bëjeni për dy arsye: jo vetëm për plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme apo shtrirjen e vecantë gjeografike, por edhe për vlerat historike që ky vend ka.

Mu në zemër te qytetit, në një nga rrugët kryesore të tij, gjendet Sinagoga Hebraike e Sarandës. Sinagoga ka dalë në dritë pas gërmimeve arkeologjike, ku shihen qartë rrënoja ndërtimesh që I takojnë periudhës së Mesjetës.
Nga këto germime kanë dalë në dukje një Bazilikë dhe dy mozaikë, përkatësisht me figurat e peshqve, shpjegimi i të cilave lidhet me bregdetin e Sarandës.

Sinagoga Hebraike Sarande – VIDEO

https://www.youtube.com/watch?v=1lv2sfbkqAs

Në mozaikë gjenden gjithashtu edhe mbishkrime, të cilat janë të palexueshme. Këto shkrime janë mjaft interesante për kureshtjen e vizitorëve, pasi sipas deshifrimeve që u janë bërë, dëshmohet mbi marrëdhëniet dhe besimet e bashkësisë hebraike të Sarandës.

Sinagoga Hebraike Sarande

Nëse do ta vizitoni Sinagogën me një ciceron, ai do tu tregojë se ndërtesa e Bazilikës, para se të kthehej në kishë kristiane, ka qenë më parë një ndërtesë hebreje e kultit, një sinagogë.

Për të interesuarit pas historikut të qytetit, Saranda, gjate shekullit IV-V, ka lulëzuar si qyteti i Onhezmit. Qyteti vazhdon njihet me emrin Onhezmi deri vonë, derisa mori emrin e 40 Shenjtorëve. Vizitorët këtu mund të njihen gjithashtu edhe me disa monumente të tjara. Këto monumente plotësojnë kete kompleks, duke i dhënë Sinagogës vlera të rëndësishmë historike. saranda news 

PUNUAR NGA SARANDAWEB

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial