Sulmohet nga qentë, një grua transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës
Një grua është sulmuar nga qentë e një shtëpie teksa po kalonte në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vurgu i Ri, në Finiq.
Si pasojë e sulmit dhe kafshimeve të marra, gruaja ka pësuar dëmtime serioze në këmbë. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Banorët e fshatit shprehin shqetësim për këtë ngjarje dhe kërkojnë marrjen e masave, në mënyrë që incidente të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen. Saranda Web
Please follow and like us:









