Sunday, June 14, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Takimi i Katërt Kulturor Ndërballkanik në Livadhja, mbi 600 artistë në skenë

Takimi i Katërt Kulturor Ndërballkanik në Livadhja, mbi 600 artistë në skenë

Takimi i Katërt Kulturor Ndërballkanik në Livadhja, mbi 600 artistë në skenë

Një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të zonës do të zhvillohet këtë muaj në Livadhja të Bashkisë Finiq. Shoqata Kulturore “Shën Kosmai” ka njoftuar organizimin e Takimit të Katërt Kulturor Ndërballkanik, një festë e madhe e traditës, folklorit dhe bashkëpunimit kulturor mes popujve të rajonit.

 

 

Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 20 qershor, në orën 20:00, në Amfiteatrin e Qendrës Kulturore “Katina Papa” në Livadhja, ku pritet të zhvillohet një mbrëmje e pasur artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike nga Shqipëria, Greqia, Mali i Zi dhe Minoriteti Grek.

 

Sipas organizatorëve, në këtë edicion do të marrin pjesë 25 grupe elitare folklorike, me më shumë se 600 valltarë dhe artistë, të cilët do të sjellin në skenë traditat, kostumet, muzikën dhe vallet karakteristike të vendeve dhe komuniteteve që përfaqësojnë.

 

 

Bordi Drejtues i Shoqatës Kulturore “Shën Kosmai” ka ftuar publikun të bëhet pjesë e këtij eventi, duke e cilësuar atë si një festë të miqësisë, kulturës dhe trashëgimisë së përbashkët ballkanike.

 

Takimi i Katërt Kulturor Ndërballkanik organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetit të Pakicave Kombëtare, Këshillit të Qarkut Vlorë dhe Bashkisë Finiq.

 

Organizatorët shprehen se prania e publikut është elementi më i rëndësishëm i këtij aktiviteti, duke ftuar qytetarët dhe vizitorët të marrin pjesë në këtë mbrëmje të veçantë kushtuar kulturës dhe traditave të Ballkanit. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial