Sunday, April 14, 2024
spot_img
HomeBOTATHRILLER me dy trupat e gjetura në çantë në Greqi, dyshohet se...

THRILLER me dy trupat e gjetura në çantë në Greqi, dyshohet se u përkasin 2 emigrantëve

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me dy trupat e gjetur brenda një çante në ishullin Naxos nga një turist italian. Në artikuj shkruhet se dy trupat dyshohet se u përkasin dy emigrantëve, pjesë të një grupi që udhëtonte me një anije që u përmbyt në Folegandros dhjetorin e kaluar.

Mediat greke shkruajnë se dyshohet që trupat të jenë gjetur në ujë më herët nga ndonjë vendas, por thjesht janë futur në çantë për të qëndruar larg ngjarjes që ngjason me një thriller e se nga frika nuk është bërë asnjë denoncim.

Trupat u gjetën një ditë më parë nga një turist Italian. Çanta pluskonte në ujë e turisti e hapi nga kuiorziteti por u përball me dy kufoma të dekompozuara. Ai më pas njoftoi policinë. Një prej kufomave dyshohet të jetë burrë, rreth moshës 40 vjeç, kurse tjetri ka përmasa shumë të vogla e s’dihet asgjë për të.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial