Monday, August 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Tre automjete aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës

Tre automjete aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës

Tre automjete aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Sarandë–Ksamil, ku janë përfshirë tre automjete. VIDEO

 

 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy shtetas spanjollë, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe, të cilët ndodheshin në Sarandë për turizëm.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime më të rënda. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në aksin Sarandë–Ksamil u ndërpre për disa minuta, ndërsa Policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial