Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Tritol banesës së shefit të krimeve, kamerat filmojnë kur një person vendosi...

Tritol banesës së shefit të krimeve, kamerat filmojnë kur një person vendosi lëndën plasëse

Familja Shpati është zgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një shpërthim i fuqishëm në banesën e tyre. Një sasi lënde eksploziv është vendosur në banesën e Pllumb Shpatit, shef i krimeve në Komisariatin e Shkodrës rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, në periferi të Shkodrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale në dyer, mure, dritare si dhe në automjete.

Pllumb Shpati jetonte në një vile 3-katëshe së bashku me familjet e 2 vëllezërve të tij. Në total në familje janë 17 anëtarë. I pari që u prononcua për mediat ishte Gjergj Shpati, i ati i shefit të krimeve në policinë e Shkodrës.

Babai u shpreh se familja e tij nuk ka asnjë konflikt dhe se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës. I moshuari u shpreh gjithashtu se dëmet materiale janë të shumta dhe se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Ai kërkoi nga shteti të vijonte me hetimet.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raportoi se në dëshminë e 49-vjeçarit Pllumb Shpati nuk ishte dhënë asnjë detaj konkret, pasi ky i fundit nuk kishte asnjë dyshim se nga kush mund t’i kishte ardhur sulmi.

Sidoqoftë, për blutë e Shkodrës ka një shans për identifikimin e autorit falë disa kamerave të sigurisë në hyrje të lagjes Dobraç.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin që iu afrua banesës së shefit të krimeve, Pllumb Shpati për të vendosur sasinë e tritolit. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial