Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Trupi i 71-vjeçarit u gjet i copëtuar, gruaja pranon vrasjen: Kisha frikë se do të më linte

Nadire Kurti është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet si autorja e vrasjes së Shefki Kurtit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar më 28 korrik në provincën e Rovigos. Ajo pranoi krimin makabër duke thënë se pas një sherri, e copëtoi në tualet me sëpatë, e futi trupin në qese dhe e hodhi në lum. Pjesët e trupit, ishin mbyllur në disa qese plehrash dhe u gjetën midis 28 dhe 30 korrikut.

Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.

Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.

Ishin dy fëmijët që ngritën alarmin për zhdukjen e tij të dielën e 24 korrikut, ditë kur u raportua për sherrin mes tyre. Katër ditë më vonë, pranë lumit Adigetto, u gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza. Më pas karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij. 

Pasi mësuan se trupi i copëtuar i përkiste Shefki Kurtit, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes janë pyetur fëmijët e viktimës, ku sipas djalit të tij, Arbenit, ose i njohur si Benni dhe vajzës së tij Alketa, baba i tyre nuk kishte armiq. 

72-vjeçari kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim. Njerëzit që e njihnin e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial