Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

U kap duke transportuar emigrantë, arrestohet 23 vjeçari, i sekuestrohet edhe ‘Benzi’

Një 23 vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka rënë K. Z., 23 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale atij i është sekuestruar makina tip ‘Benz’.

Njoftimi i policisë:

U kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim ne Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial