Wednesday, March 13, 2024
spot_img

U kap me armë gati për qitje, 35-vjeçari: Isha nisur për të vrarë politikanët e qytetit

Antonio Leka, një person nga qyteza e Milotit në Kurbin, i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake.

Ka qenë vëllai i Antonios, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – ka pohuar Leka, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial