Saturday, April 13, 2024
spot_img
HomeLajme Saranda NewsAktualitet“Babi më nxirr të lutem, më vjen të νrαs veten... Mamit nuk...

“Babi më nxirr të lutem, më vjen të νrαs veten… Mamit nuk do t’ia fal kurrë…

Babë e bir kundër Rozetës, nuk do ia falin kurrë që nuk shpëtoi djalin: “Ta merrte vet përsipër”

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit ka treguar për News 24 ka folur për αrrestίmίn e saj dhe djalit të tyre pasi akuzohen se kanë grabitur banesën e zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi.

Ai shprehet se djali nuk ka gisht në këtë grabitje dhe për këtë bën fajtor vetëm bashkëshorten. Sipas tij ajo ka bashkëpunuar me dikë tjetër.

“Nuk kisha dijeni për νjedhje. Punonte si pastruese nëpër shtëpia. Kishte 13 vjet që punonte. Nuk e di ku ka punuar. Djali është αrrestuαr gabimisht. Ajo ka bashkëpunuar me dikë. Gruaja merrte 1 mln lekë si pastruese, unë kisha pension të madh.

Për djalin më vjen keq sepse ai është i drejtë. Ai është përdorur nga bashkëshortja ose nga ai mαskαrαi që ka pasur paret. Ajo është bërë për fshehje që të shpëtoj unë ty. Edhe makina ime është e shtrenjtë. Jam dënuar në kohën e Enverit sepse shaνa Enverin. Njërën makinë ia kam blerë unë djalit. Dy të tjerat i ka blerë vetë. I kërkoj shtetit shqiptar duke qenë se kam vuajtur vetë, që djalin të ma lirojnë me kusht.

Djali i kishte rënë çimentos i ishte çαrë balli se i vjet inat që nuk e mori nëna e vet përsipër që e ka bërë ajo. Djali nuk ka pasur dijeni fare. Të gjitha paratë te një banesë i ka marrë. Te ajo banesa që bën qejf, ikën nëpër kampe e dete. Paguan tjetër kush për të, nuk e kanë thirrur njëherë në prokurori. Ajo nuk më foli dje, ajo nuk i flet djalit të vet”, deklaroi ai.

Ndërkohë letra e të birit: “Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot, mu shka’tërrua zemra.

Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të νrαs veten. Po të lutem të bësh çdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ja falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”, shkruan ai.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial