Thursday, June 11, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda U kap në motor pa Leje Drejtimi dhe me doza në xhep,...

U kap në motor pa Leje Drejtimi dhe me doza në xhep, prangoset

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u bë pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte motomjetin, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se e drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial