Tuesday, March 12, 2024
spot_img

U nis drejt Greqisë me 15 kg kanabis në gomën e automjetit, kapet në doganë

Policia kufitare ka arrestuar 60 vjeçarin, Spotiraq Çipi i cili ka tentuar të kalojë në Kapshticë me 15 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Droga ishte e ndarë në 16 pako të ndryshme dhe ishte fshehur brenda një makine për t’u transportuar më pas drejt Greqisë.

60 vjeçari po drejtonte makinën me të cilën tentoi të kalonte drogën në pikën kufitare të Kapshticës.

Ndërkohë po kryehen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për evidentimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë përfshirë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial