Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në...

Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në Shqipëri. Parashikimi për në Sarandë

Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë, deri në 40°C në Shqipëri. Ja si pritet moti në Sarandë

Shqipëria po përjeton një nga periudhat më të nxehta të këtij korriku, ndërsa fundjava pritet të sjellë kulmin e valës së të nxehtit. Sipas parashikimeve meteorologjike, të dielën temperaturat në disa zona të vendit mund të arrijnë deri në 40°C, duke e bërë këtë fundjavë ndër më të nxehtat e sezonit.

 

Vala e të nxehtit arrin kulmin në fundjavë

 

Masa e ajrit të nxehtë që ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës vijon të ndikojë edhe në vendin tonë. Qytete si Tirana, Shkodra, Berati, Elbasani dhe Gjirokastra pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta, ndërsa nga java e ardhshme parashikohet një rënie graduale e tyre, e shoqëruar me mundësi për reshje shiu në zonat malore.

 

Edhe Saranda do të përjetojë ditë përvëluese. Sipas parashikimit, temperaturat maksimale në qytetin bregdetar do të luhaten nga 36 deri në 37°C deri të dielën, me mot kryesisht të kthjellët dhe pa reshje. Nga e hëna pritet një lehtësim i vapës, me temperaturat që do të zbresin në rreth 33°C, ndërsa të martën rreth 31°C.

 

Autoritetet këshillojnë qytetarët dhe pushuesit të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial