Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Vdes 44-vjeçari në spital, gruaja: E kanë kthyer si Burgun e Spaçit

Nje grua shprehet se spitali është bërë njësoj si burgu i Spaçit, ku njerëzit mbahen shumë larg familjes, dhe se askush nuk e di se çfarë ndodh brenda.

Spitalet COVID janë tejmbushur me pacientë që po luftojnë virusin që ka shkaktuar viktima dhe shumë të infektuar.

Për ‘Faxenews’ një zonjë e cila ka bashkëshortin e saj të shtruar prej 8 ditësh në Infektiv, shprehet se prej mbrëmjes së djeshme ka humbur çdo kontakt me familjarin e saj, dhe është e shqetësuar pasi gjendja e tij mund të ketë ardhur drejt përkeqësimit.

Zonja shprehet se spitali është bërë njësoj si burgu i Spaçit, ku njerëzit mbahen shumë larg familjes, dhe se askush nuk e di se çfarë ndodh brenda.

Kam që mbrëmë që nuk flas dot me bashkëshortin, ka 8 ditë që është në Infektiv. Është e drejta jonë që të kemi informacion, është njësoj si në burgun e Spaçit, tani nuk e hap dot burri im telefonin, ta hapin infermieret. Nuk kam asnjë informacion, as nëse është rënduar, as nëse është më mirë. Burri mbrëmë ishte me temperaturë të lartë, kjo më shqetëson, se po të ishte mirë do mendoja se është në gjumë dhe nuk ma hap. Nuk e di se ku është infektuar burri, ne të tjerët nuk jemi prekur, celulari bie dhe nuk e hap njeri. Për shërbimin nuk ka pasur ankesa, i kanë qendruar pranë, edhe mbrëmë që ishte me temperaturë i kishin vendosur kompresa, por kjo e informacionit është shqetësim i të gjithë familjarëve”, shprehet zonja.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial