Ballina Lajme Saranda News Vetëvritet me armën e shërbimit policja 21-vjeçare

Vetëvritet me armën e shërbimit policja 21-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

 

 

21-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.

Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta, por policia ka shoqëruar të dashurin e saj.

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri. Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial