Ballina Lajme Saranda News VIDEO – 678 gjoba në 24 orë për mosmbajtjen e maskës! Policia...

VIDEO – 678 gjoba në 24 orë për mosmbajtjen e maskës! Policia publikon pamjet

678 gjoba janë vendosur vetëm në 24 orë në të gjithë vendin për mosrespektimin e mbajtjes së maskës edhe në ambientet e jashtme. Policia e Shtetit vijon kontrollet çdo ditë për respektimin e saj, ku nga ora 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, janë vendosur  678 gjoba me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu janë shoqëruar në komisariat 10 të rinj, të cilët kanë refuzuar të tregojnë mjetin e identifikimit. Pas shoqërimit ata kanë treguar ID e tyre dhe kanë marrë gjobën prej 3000 lekësh secili.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial